14 Janar 2025

Schockenhoff: Mustafa dhe Thaçi janë zotuar për një politikë të re

Berlin, 9 dhjetor - Andreas Schockenhoff, nënkryetar i grupit parlamentar CDU, \"njeriu kryesor i kancelares Merkel për Ballkanin\", ka thënë se koalicioni PDK-LDK, është zgjidhja më e mirë për Kosovën.

Schockenhoff, në një intervistë për Deutsche Welle, ka thënë se kjo qeveri do të sigurojë stabilitet stabilitet për vendin.

Në Kosovë u krijua të hënën koalicioni me bazë të gjerë mes PDK-së dhe LDK-së. Ju edhe vet keni qenë së fundi në Kosovë dhe kemi biseduar me palët: a është ky koalicion zgjidhja më e mirë për Kosovën në këtë moment?

\"Gjashtë muaj pas zgjedhjeve ky është një sinjal i qartë se partitë politike duan të bëjnë një punë konstruktive mbi bazën e rezultatit të zgjedhjeve. Bllokada është evituar dhe demokracia ka filluar të funksionojë. Në këto raporte të shumicës, kjo është zgjidhja më e mirë për Kosovën. Kjo tregon se partitë janë të gatshme t\'i tejkalojnë programet e ngushta politike dhe të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive. Ky koalicion jep një mundësi që katër vitet e ardhshme Kosova të ketë një qeveri, e cila mund të sigurojë stabilitetin e vendit\", ka theksuar ai.

Sipas tij të dyja partitë e koalicionit, PDK dhe LDK, kanë kumtuar se duan ta vazhdojnë procesin e dialogut dhe duan të kenë një perspektivë të qartë evropiane. Kjo është vendimtare për njerëzit në Kosovë. Me rëndësi është që ky vend të shohë perspektivën e vet në Evropë. Kosova do të integrohet në hapësirën tregtare evropiane dhe të jetë pjesë e hapësirës juridike evropiane, që do të thotë se duhet të vazhdohet me reformat dhe krijimin e shtetit juridik. Ju keni të drejtë, kur thoni se qeveria e re do të ketë sfida të mëdha para vetes. Por të dyja partitë e koalicionit: LDK dhe PDK, kanë bërë të ditur se janë të gatshme t\'i realizojnë këto synime.

\"Ka qenë e drejtë që Kosova të ketë një kryeministër të ri, sepse qeveria e re nuk do të thotë vetëm vazhdim i politikës së deritanishme. Të dy ata, Mustafa dhe Thaçi, janë deklaruar për një politikë të re, para së gjithash sa i takon luftës së denjë kundër korrupsionit dhe gjërave negative nga e kaluara. Ndaj është me rëndësi që ka pasur ndryshim në postin e kryeministrit. Brenda 14 muajsh do të zgjidhet edhe një president i ri, që do të thotë se skena politike ndoshta do të pësojë sërish ndryshime. Por vendimtare nuk janë personat: vendimtare janë përcaktimet e qarta në marrëveshjen e koalicionit për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar\", ka pohuar ai.

Sipas tij ata presin normalizimin gradual të raporteve. Ndaj ka qenë me rëndësi që në qeveri të mos jenë forcat nacionaliste, të cilat e refuzojnë këtë dialog. Por qëllimi i këtij dialogu është - që me siguri nuk do të shkojë tepër shpejt - që të rezultojë se Kosova është një shtet sovran dhe se duhet të jetë e pavarur edhe në marrjen e përgjegjësive ndërkombëtare. Ndaj dialogu i vështirë duhet të vazhdojë. Palët duhet të kenë parasysh edhe vështirësitë e palës tjetër, ndaj duhet të bëhen hapa të vegjël. Këtë ka dëshmuar edhe vizita e vështirë e kryeminsitrit Edi Rama në Serbi. Por besoj se zoti Mustafa dhe Thaçi si ministër i Jashtëm kanë dërguar një sinjal shumë të mençur, kur i kanë ofruar edhe minoritetit serb pjesëmarrje në qeveri.

\"Prishtina ka ofruar qartë integrimin e kësaj pjese në institucionet e Kosovës. Ne presim që Beogradi të influencojë serbët në veri që të njohin integritetin e shtetit të Kosovës\", ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)