13 Janar 2025

Schmidt: Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë 0,0 %

Berlin, 4 shkurt - Presidenti i Zyrës Federale Gjermane për Migracion dhe Refugjatë  Dr. Manfred Schmidt, ka shpjeguar rregullat për azil në Gjermani dhe çfarë parashikon ligji për rastet e kërkesave nga shtetasit e Kosovës.

Schmidt ka konfirmuar se këto ditë është shtuar dukshëm numri i kosovarëve që po vijnë në Gjermani.

\"Në statistikat tona thuhet se prej muajit dhjetor deri në janar, pra brenda një muaji, është trefishuar numri i azilkërkuesve në sistemin tonë. Nëse krahasojmë periudhën e njëjtë me një vit më parë, kemi një rritje të kuotës prej 572 % të kosovarëve.\"

\"Sa i përket pyetjes, se a mund të shpresojnë këta njerëz fillimin në Gjermani të një jete më të mirë, përgjigja është: Jo. Ne kemi ndryshuar procedurat tona dhe kërkesat e personave me nënshtetësi kosovare për azil po përpunohen me procedurë të përshpejtuar.\"

\"Ne po përpiqemi që vendimi për secilin rast të merret sa më parë që është e mundur. Kuota e mundësisë për njohjen e së drejtë së azilit është gati 0,0 %. Pra kosovarët nuk kanë shanse që të fitojnë të drejtën e azilimit në Gjermani.\"

\"Ne kemi rënë dakord me landet që sa më parë të fillojmë procesin e kthimit të detyruar në Kosovë. Kjo do të thotë që këtyre personave do t’u ndalohet edhe hyrja në të gjitha vendet e Shengenit\", ka theksuar Schmidt.

Ai ka thënë se kosovarët nuk kanë shance për të marr azil në Gjermani edhe pse sipas tij në Kosovë ka një gjende të rëndë ekonomike, por gjendja e rëndë ekonomike siç ka thënë ai nuk mund të rezultojë me mbrojtje si refugjat në Gjermani, dhe në asnjë vend tjetër të Bashkimit Evropian.


/dw/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)