06 Janar 2025

Sao Tome njeh Republikën e Kosovës

Prishtinë, 30 dhjetor - Radio  Televizioni i Kosovës ka raportuar se ditën parafundit të këtij viti, vendi ynë ka marrë edhe një njohje ndërkombëtare.

Sipas RTK-së, e cila i referohet burimeve të saj brenda Qeverisë, shteti Sao Tome do të jetë anëtari i 86-të i Kombeve të Bashkuara që do ta njohë Republikën e Kosovës.

Sipas po këtyre burimeve, nota verbale për këtë pritet të arrij ditëve në vijim.

Sao Tome është shtet në Oqeanin Atlantik (jo në Paqësor, siç raportuan disa medie elektronike), në perëndim të Afrikës dhe përbëhet nga dy ishuj, kurse në territorin e tij jetojnë 200 mijë banorë.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka thënë se edhe një shtet tjetër e ka njohur Kosovën, por ai do të bëhet publik pas ardhjes së notës verbale.

Shteti i fundit që e ka njohur Kosovën ishte Kuvajti, më 11 tetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)