Sanksionet e BE-së kundër Rusisë do të shtyhen deri në verë
Bruksel, 1 mars - Sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë do të shtyhen deri në verë të vitit 2016.
Që nga marsi i vitit 2014, Bashkimi Evropian (BE), si reagim ndaj politikës ruse në krizën e Ukrainës, ka vendosur sanksione, të cilat i ka forcuar gradualisht.
Kjo është bërë me pjesëmarrjen aktive të shumicës së vendeve anëtare të BE-së.
Bashkimi Evropian i ka zgjatur deri në fund të verës sanksionet ndaj Rusisë, për shkak të luftimeve të vazhdueshme në lindje të Ukrainës.
Përveç kësaj, BE-ja e ka në plan të mos ndalet, por të ndërmarrë veprime tjera, që mund ta çonin Rusinë të heqë dorë dhe të zbatojë marrëveshjen për Ukrainën.
Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Federika Mogherini, ka thënë pas takimit të ministrave të jashtëm, se sanksionet të cilat ishin caktuar për një vit dhe si të tilla do të përfundonin në mars, janë shtyrë edhe për gjashtë muaj.
Ne kemi dhënë shenja se BE-ja është e gatshme që të ndërmarrë masa të tjera, ka shtuar Mogherini. Shtyrja e afatit të sanksioneve është pranuar nga të gjitha 28 vendet, përfshirë edhe Greqinë, që më herët kishte kundërshtuar zgjatjen e afatit të sanksioneve.