11 Janar 2025

Samiti i NATO-s 2016 do të mbahet në Poloni

Varshavë, 28 tetor - Qeveria polake ka rënë dakord mbi një plan veprimi për përgatitjet e Samitit të NATO-s, që do të mbahet në Varshavë në datat 8 dhe 9 korrik të vitit 2016.

Axhenda kryesore e samitit do të fokusohet tek roli i NATO-s në sigurinë europiane dhe botërore dhe theksi do të vihet tek rëndësia e përshtatjes së strategjive të NATO-s për sfidat dhe pasiguritë e botës moderne.

Këtu përfshihen shtimi i pranisë së NATO-s në krahun lindor, zhvillimi infrastrukturës përkatëse si dhe përmirësimi i efektivitetit të lidershipit të NATO-s.

Ministri polak i Mbrojtjes Kombëtare, Tomasz Siemioniak, theksoi se NATO-ja duhet të jetë një \"organizatë 360 gradëshe\", që sheh dhe reagon në mënyrë të barabartë ndaj pasigurive që kërcënojnë sot globin nga të katërt anët.

Me organizimin e samitit, Polonia shpreson të shfaqë angazhimin e saj ndaj organizatës si dhe kredibilitetin e saj si një anëtare e NATO-s, sipas Qendrës Qeveritare të Informacionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)