Samaras pranon humbjen në zgjedhjet e parakohshme
Athinë, 26 janar - Kryeministri aktual i Greqisë, Antonis Samaras, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e përgjithshme dhe i ka uruar fitoren partisë SYRIZA.
Samaras ka thirrur liderin e SYRIZA-s, Alexis Tsiprasin, për ti uruar fitoren.
Populli grek ka vendosur dhe ne e respektojmë vendimin e tij. Kam ndërgjegje të pastër. Demokracia e Re do të jetë e gatshme që të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimet e ardhshme, ka thënë Samaras pas publikimit të Exit Pollit që fitues nxori partinë opozitare.
Partia fituese e udhëhequr nga Alexis Tsipras edhe sipas rezultateve të para ka fituar shumicën në parlamentin grek.
Ato i japin SYRIZA-s një fitore prej 35 për qind të votave dhe me këtë rezultat partia e Alexis Tsipras nuk e ka mazhorancën absolute. Rezultatet janë bazuar në 15 për qind të fletëve të votimit të numëruara deri tani.
Në vend të dytë ndodhet partia e kryeministrit Samaras, Demokracia e Re me rreth 30 % të votave. Në vend të tretë renditet Agimi i Artë.