Saint Kitts dhe Nevis njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës
Prishtinë, 28 nëntor - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar notën verbale të njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës nga Saint Kitts dhe Nevis.
Në notë, konfirmohet vendimi zyrtar i Qeverisë së Saint Kitts dhe Nevis për njohjen formale të pavarësisë së Kosovë.
Po ashtu, në notën verbale, Qeveria e Sanit Kitts dhe Nevis shpreh vullnetin e saj për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në fushat me interes të përbashkët.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë lobimit të fuqishëm për njohje nga shtetet e Karaibeve, ka pasur kontakte të shpeshta dhe takime direkte me liderët e këtij shteti.
Ministri Hoxhaj ka zhvilluar dy vizita në Saint Kitts dhe Nevis si dhe ka pasur takime me ministrin e Jashtëm Sam T. Condor dhe përfaqësues të tjerë të këtij shteti në New York.
Saint Kitts dhe Nevis, është shtet i përbërë nga dy ishuj në Karaibe, ka kryeqytet Basseterren si dhe është anëtar i Kombeve të Bashkuara nga viti 1983.