Rusia vendos sistem antiraketor në Krime
Moskë, 13 gusht - Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se vendi ka dërguar një sistem të ri ajror të mbrojtjes raketore në Krime, përfshi sistemin e ri \"Triumf S-400\".
Në deklaratën e Rajonit Jugor Ushtarak të Rusisë thuhet se po zhvillohet një stërvitje ushtarake strategjike.
Sistemi \"Triumf S-400\" është sistemi antiraketor më i avancuar në Rusi, i projektuar për të goditur raketa me rreze 400 km.
Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës duket se janë shtuar pas deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin, i cili akuzoi të mërkurën Kievin për komplotin e sulmeve terroriste në Krime. Putin u zotua se do të merren masa shtesë për të garantuar sigurinë e infrastrukturës dhe të qytetarëve.
Ndërkohë akuzat e Moskës janë mohuar vazhdimisht nga presidenti ukrainas Petro Poroshenko.