Rusia sulmoi një stacion treni në Ukrainë, 25 vdekur
Kiev, 25 gusht - Është rritur në 25 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmin e ndërmarrë nga ushtria ruse ndaj stacionit të trenit në zonën Chaplyne, në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës.
Zëvendës shefi i zyrës së presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko, në një deklaratë nga llogaria e tij Telegram, deklaroi se kanë përfunduar punimet e kërkim shpëtimit në zonën e goditur nga raketat në Chaplyne.
"Si pasojë e bombardimit nga pushtuesit rusë ndaj banesave dhe stacionit të trenit, kanë humbur jetën 25 persona, përfshirë 2 fëmijë dhe janë plagosur 31 të tjerë", tha Tymoshenko.
Dje forcat ruse kryen sulm me raketa ndaj stacionit të trenit në zonën Chaplyne të Ukrainës.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, fillimisht deklaroi se 15 persona u vranë dhe 50 tjerë u plagosën në një sulm të forcave ruse ndaj një stacioni treni në Ukrainë.
Në fjalimin e tij me video-konferencë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), Zelenskyy tha se raketat e lëshuara nga forcat ruse goditën një stacion treni në qytetin Chaplyne në lindje të vendit.
Duke theksuar se 4 nga vagonët morën flakë, Zelenskiy tha se, "15 persona humbën jetën dhe 50 tjerë u plagosën. Kështu jetojmë çdo ditë. Kështu u përgatit Rusia për këtë takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së".
Zelenskyy theksoi se ekipet e shpëtimit vazhdojnë punën e tyre dhe se numri i të vdekurve mund të rritet.
Kujtojmë se dje Ukraina kishte 31 vjetorin e pavarësisë së saj si shtet, ndërkaq nga lufta me Rusinë tashmë më shumë se 6 muaj kanë humbur jetën mbi 1 mijë fëmijë.