Rusia paralajmëron mbi sanksionet e BE
Moskë, 13 dhjetor - Kreu i kompanisë shtetërore të hekurudhave në Rusi ka paralajmëruar kompanitë evropiane mbi ndikimin e sanksioneve kundër Moskës dhe ka thënë se do të pësojnë dëm prej 46 miliard dollarësh.
Sipas një njoftimi të agjencisë Itartas, Vladimir Jakonin, ka thënë: Shumë kompani evropiane të cilat kanë nënshkruar kontrata me palën ruse do të pësojnë miliard dollarë dëme për shkak të sanksioneve që i janë vendosur Moskës nga BE.
Autoritetet e shtëpisë së bardhë, me anë të sanksioneve synojnë të shtojnë pakënaqësinë e popullit rus dhe me këtë metodë të ngjallin trazira dhe destabilizojnë Rusinë.
Megjithatë zyrtarët amerikanë nuk mund tia arrijnë këtij qëllimi pasi në Rusi nuk do të ketë kurrfarë trazire, tha Vladimir Jakonin kreu i kompanisë shtetërore të hekurudhave në Rusi.