Rusia nuk e ndryshon qëndrimin e saj për Kosovën
Moskë, 29 nëntor - Rusia mbështet qëndrimin e Beogradit për Kosovën, pasi mbron të drejtën ndërkombëtare, deklaroi sot Zëvendëskryeministri Dimitri Rogozin, i cili ndodhet për një vizitë pune në Serbi.
Sipas fjalëve të tij Moska është duke vëzhguar me vëmendje \"se si po formohet qëndrimi zyrtar për Kosovën\", dhe do të mbështesë Serbinë \"pikërisht në dinamikën e rrjedhës së situatës\".
Zëvendëskryeministri theksoi se Rusia do të pranojë çfarëdo lloj opsioni që do të zgjedhë populli serb.
Ndërkohë, siç vuri në dukje Rogozin, qëndrimi i Rusisë në lidhje me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 është \"kritik dhe do të mbetet i këtillë\".