Rusia nis stërvitje masive ushtarake
Moskë, 26 maj - Forcat ushtarake të Rusisë kanë nisur stërvitje masive, të cilat përfshijnë rreth 250 aeroplanë luftarakë dhe 12,000 ushtarë.
Ministria e Mbrojtjes ka thënë se manovrat 4-ditore kanë për qëllim të kontrollojnë gatishmërinë ushtarake.
Ato vijnë në kohën kur edhe NATO-ja dhe disa partnerë të saj po bëjnë stërvitje ushtarake në vendet nordike.
Veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe inkursionet në hapësirën ajrore të Perëndimit kanë shkaktuar shqetësime të mëdha në kontinentin evropian.