12 Janar 2025

Rusia në kërkim të linjave të reja ajrore për t\'i dhënë ndihmë Sirisë

Moskë, 10 shtator - Rusia do të heqë dorë nga përdorimi i hapësirave ajrore të Greqisë dhe të Bullgarisë dhe do të përdorë linja të reja ajrore për të vazhduar dhënien e ndihmës humanitare Sirisë, deklaroi të mërkurën zv./ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, Itar Tass, në ekspozitën ndërkombëtare të armëve të Rusisë që u hap të mërkurën në qytetin Takir, Ryabkov u shpreh se për shkak të mbylljes së korridoreve ajrore nga Greqia dhe Bullgaria, Moska \"padyshim do të gjejë një linjë të re për të transportuar materialet humanitare në Siri\".

Zyrtari shprehu keqardhje që disa vende hoqën dorë nga zbatimi i detyrimeve ndërkombëtare për transportimin e ndihmave humanitare, pas presionit të ShBA-së dhe Bashkimit Europian. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)