Rusia ndërpret marrëveshje të tjera me SHBA-në
Moskë, 6 tetor - Rusia ka zvogëluar tutje bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në energjinë bërthamore.
Ajo ka pezulluar një marrëveshje për kërkime dhe ka ndërprerë një tjetër mbi konvertimin e uraniumit.
Ditë më parë, Kremlini po ashtu ka braktisur paktin e plutoniumit me Uashingtonin.
Qeveria ruse tha se këto veprime janë kundërmasa ndaj sanksioneve që ka vendosur SHBA-ja mbi Rusinë.
Perëndimi ka ndërmarrë sanksione ekonomike pasi Rusia ka anekusuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.
Dështimi i një armëpushimi në Siri, ku Rusia mbështet forcat qeveritrae dhe Perëndimi grupet rebele, i ka shtuar po ashtu tensionet.