Rusia: NATO në Kosovë ndërhyri padrejtësisht
New York, 29 shtator - Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov në një fjalim të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka renditur një sërë akuzash kundër Amerikës dhe kundër Perëndimit.
Lavrov në akuzat ndaj Amerikës, ka përmendur edhe ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999-të.
Sipas ministrit rus, ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ka qenë e padrejtë.
Ai vlerësoi se \"SHBA në atë luftë u përpoq të vendosë drejtësinë mbi të gjithë, por duke vepruar sipas interesave të saj\".
Sergei Lavrov shtoi se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte po ashtu një politikë arrogante e Perëndimit.