Rusia kërkon unitet botëror në luftën kundër ISIS
Moskë, 12 qershor - Ministri i punëve të jashtme të Rusisë kërkon nga të gjitha shërbimet sekrete të botës të bashkohen kundër grupit terrorist ISIS.
Ministri rus i punëve të jashtme, Sergei Lavrov, të enjten në një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik ka deklaruar se shërbimet sekrete të shteteve të ndryshme duhet të kenë bashkëpunim mes veti në përballje me grupet terroriste në veçanti kundër ISIS qe llogaritet njëri ndër grupet terroriste më të rrezikshëm.
Lavrov ka shtuar: Koalicioni ndërkombëtar në luftën kundër ISIS duhet të veprojë në bazë të mbikëqyrjes së KS të OKB.\"
Shefi i diplomacisë ruse gjithashtu në takimin me sekretarin e përgjithshëm të OBI gjithashtu ka shkëmbyer pikëpamje rreth bashkëpunimit të Rusisë me këtë organizatë.