Rusia kërkon riparimin e marrëdhënieve me NATO-n
Moskë, 27 prill - Shefi i ushtrisë ruse shprehu vullnetin e Moskës për të riparuar marrëdhëniet me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).
Valery Gerasimov, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, tha se Rusia është e hapur për të rifilluar dialogun e plotë dhe ndërveprimin me NATO-n, mbi parimin e barazisë dhe të besimit konstruktiv.
Ai tha gjithashtu se marrëdhëniet dypalëshe ndodhen në nivelin më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë për shkak të disa faktorëve, siç është zgjerimi i NATO-s në Europën Lindore dhe shtimi i veprimtarive ushtarake në fqinjët e Rusisë.
Gerasimov-i tha se Perëndimi dhe Rusia, duhet të kuptojnë interesat dhe shqetësimet e njëri tjetrit, si dhe të vendosin dialogun mbi një parim pragmatik dhe të forcojnë gradualisht besimin e ndërsjellë.