Rusia godet Shtetin Islamik nga Mesdheu me raketa "Kalibr"
Damask, 9 dhjetor - Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu bëri të ditur të martën se po atë ditë Rusia sulmoi pozicionet e Shtetit Islamik në Siri me raketa "Kalibr" nga nëndetëset ruse të vendosura në detin Mesdhe.
Raketat goditën dy objektiva kryesore të IS-it në provincën siriane Raka.
Ne mund të themi me bindje të plotë se i kemi shkaktuar dëme serioze ISIS në depot e armatimeve të tyre, në një fabrikë, si dhe në infrastrukturën e naftës, tha ministri rus, Shoigu.
Kjo është hera e parë që raketat \"Kalibr\" lëshohen nga nëndetëset ruse në Mesdhe. Sipas Moskës, si Izraeli, ashtu edhe SHBA-ja u informuan për këtë sulm.