Rusia e mohon se Putin vuan nga kanceri
Moskë, 30 tetor - Zëdhënësi i Kremlinit zyrtar, Dmitri Peskov, mohoi raportimet e mediave të huaja se presidenti rus, Vladimir Putin, është rëndë i sëmurë.
Kafshoni gjuhën! Gjithçka është në rregull me presidentin, tha Peskov. Gazeta amerikane New York Post, kishte publikuar lajmin se Putin po vuan nga kanceri në shtyllën kurrizore dhe se për shëndetin e tij po përkujdeset një mjek nga ish-Gjermania Lindore, të cilin Putin e kishte takuar në Dresden, gjersa shërbente në shërbimin sekret rus të KGB-së.
Në shkrim pretendohej se presidentit rus i kanë mbetur edhe tre vjet dhe se dëshiron të kujtohet nga kombi rus, si Pjetri i Madh dhe Stalini, të cilët luftuan për të zgjeruar kufijtë e Rusisë.
Kjo është arsyeja, siç raporton kjo gazetë prestigjioze amerikane, e cila e ka nxitur Putinin të pushtojë Ukrainën.