13 Janar 2025

Rusia, e gatshme të normalizojë marrëdhëniet me BE-në

Moskë, 10 prill - Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha të enjten se keqësimi i marrëdhënieve Rusi-BE nuk është për faj të palës ruse.

Ai shtoi se nëse BE-ja dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë, kjo e fundit është gatshme të nxisë aktivisht normalizimin e marrëdhënieve midis dy palëve.

Sipas njoftimit në uebsajtin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm të Belgjikës Didier Reynders, Lavrovi tha për mediet se pjesa dërrmuese e BE-ja nuk dëshirojnë keqësimin e marrëdhënieve evropiano-ruse, por një numër i vogël vendesh orvaten të pegojnë hapat për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy palëve.

Sipas vendimit të miratuar më 19 mars në Samitin e pranverës të BE-së, para zbatimit të gjithanshëm nga Rusia të marrëveshjes së re të Minskut, BE-ja do të vazhdojë sanksinet ndaj Rusisë. Pala ruse është e mendimit se ky vendim është \"absurd\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)