15 Janar 2025

Rusia do t’i përgjigjet sanksioneve të reja të BE

Moskë, 11 shtator - Kryetari i Dumës së Rusisë ka theksuar se Moska zyrtare me siguri se do t’i përgjigjet sanksioneve të reja që priten të zbatohen nga BE.

Sergej Narishkin, kryetari i Dumës së Rusisë, ka reaguar ndaj vendosjes së sanksioneve të reja të BE kundër Rusisë dhe deklaroi: projektuesit e sanksioneve të reja kundër Rusisë duhet të presin një përgjigje dhe reagim adekuat nga Rusia dhe kjo gjë patjetër do të ndodhë, për arsye se ne i kemi paralajmëruar aleatet tanë se Rusia do t’i kundërpërgjigjet sanksioneve të reja të BE.

Ndërkohë, Dimitri Medvedev, kryeministër i Rusisë, gjithashtu ka deklaruar se nëse do të vendosen më shumë sanksione ndaj sektorit të energjisë dhe ekonomisë së këtij vendi, Moska zyrtare do të kundërpërgjigjet në mënyrë adekuate.

Vlen të theksohet se BE ditën e hënë në mënyrë zyrtare ka miratuar një pako të re të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të asaj që siç e quan perëndimi “ndërhyrje të Moskës në çështjet e brendshme të Ukrainës”, mirëpo zbatimi i këtyre sanksioneve është shtyrë për disa ditë në mënyrë që të përcaktohet gjendja e armëpushimit në lindje të Ukrainës.

Përfaqësuesit e shteteve evropiane të mërkurën përsëri janë mbledhur në Bruksel për të marrë vendimin përfundimtar në lidhje me zbatimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë. Sanksionet e kaluara të BE kundër Rusisë patën ngjallur protestën e shumë shteteve evropiane të cilat kanë marrëdhënie të afërta ekonomike me Rusinë.

Sanksionet e reja të BE kundër Rusisë zbatohen në kohen kur Petro Peroshenko, president i Ukrainës, ka nënshkruar një ligj me anë të të cilit ka lehtësuar rrugën e sanksioneve ekonomike për kompanitë dhe shtetasve rusë.

Ky ligj i cili është miratuar muajin e kaluar në Parlamentin e Ukrainës, godet kompanitë dhe individët në Rusi të cilët mbështesin financiarisht dhe në mënyrë të tjera grupet separatiste në përballjen e tyre kundër forcave qeveritare në rajonet lindore të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës të mërkurën në takim me anëtarët e qeverisë së këtij vendi, deklaroi se do ta dërgojë një projektligj në parlamentin e këtij vendi në bazë të të cilit do të garantohen më shumë kompetenca për rajonet në lindje të Ukrainës të cilët kërkojnë të ndahen nga ky vend, por ato akoma do të mbeten pjesë të territorit zyrtar të Ukrainës.

Ai në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes për armëpushim, theksoi se Ukraina për ruajtjen e integritetit territorial nuk ka dhënë asnjë pikë politike.

Presidenti ukrainas shtoi se në asnjë mënyrë nuk mund të negociohet rreth çështjes së federalizimit ose ndarjes territoriale të Ukrainës.

Ligji në lidhje me qeverinë e përkohshme autonome për rajonet Donetsk dhe Luhansk siguron një status të veçantë për popullatën e këtyre rajoneve duke i ruajtur ato brenda territorit zyrtar të Ukrainës.

Pas deklaratave të presidentit të Ukrainës, ka reaguar Andre Purgin, një prej krerëve të grupeve separatiste i cili deklaroi: “Ne kërkojmë pavarësinë e rajone lindore dhe jo marrjen e më shumë kompetencave qeverisëse në mënyrë që këto rajone të mbeten akoma pjesë e territorit të Ukrainës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)