Rusia do të vazhdojë sulmet ajrore në Siri
Moskë, 12 janar - Ushtria ruse ka bërë të ditur se do të vazhdojë edhe këtë vit sulmet ajrore ndaj organizatave terroriste në Siri, duke njoftuar se ka përfunduar një dislokim masiv në bazën ushtarake ruse në Siri, për të forcuar praninë e vet në këtë vend.
Shefi i Drejtorisë së Operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse, Sergei Rutskoy, tha në një konferencë shtypi se, qysh nga fillimi i vitit 2016, ushtria ruse ka kryer 311 sulme ajrore në Siri, duke shkatërruar 1097 objektiva.
Sulmet ajrore ruse janë të përqendruara në Alepo, Idlib, Hasek, Latakia etj. dhe synojnë të godasin infrastrukturën, pajisjet e përpunimit të naftës, si dhe trupat e pajisjet ushtarake të organizatave ekstremiste.
Rutskoy theksoi gjithashtu se sulmet ajrore ruse kanë dobësuar fuqinë ushtarake të terroristëve dhe kanë ndihmuar forcat qeveritare dhe ato opozitare.