Rusia do të prodhojë armë për goditjen e sistemit antiraketor amerikan
Moskë, 11 nëntor - Rusia do të prodhojë armë për goditjen ndaj sistemit antiraketor amerikan, u shpreh të martën presidenti rus Vladimir Putin në mbledhjen për forcimin e mbrojtjes kombëtare të zhvilluar në Sochi.
Putini tha se ShBA-ja i përdor programet bërthamore të Iranit dhe të Koresë së Veriut si një pretekst për zgjerimin e sistemit antiraketor.
Sipas tij, ndonëse problemi bërthamor i Iranit u zgjidh dhe u nënshkruan marrëveshjet përkatëse, ShBA-ja vazhdon punët lidhur me sistemin kundët raketave.
Kreu i Kremlinit u shpreh se qëllimi i vërtetë i ShBA-së është zhdukja e potencialit strategjik bërthamor të vendeve të tjera dhe sigurimi i epërsisë ushtarake.
Presidenti rus Vladimit Putin vuri në dukje se, ndaj veprimeve amerikane, Rusia do të marrë masat përkatëse për të forcuar kapacitetet strategjike bërthamore.