10 Janar 2025

Rusia dënon zgjatjen e sanksioneve nga Perëndimi

Prishtinë, 17 dhjetor - Ministria e Jashtme e Rusisë tha se zgjatja e sanksioneve ekonomike nga Bashkimi Europian deri më 31 korrik 2017 nuk përshtatet me gjendjen e tanishme, sidomos pas ndryshimeve në gjendjen ndërkombëtare.

Deklarata thekson se Rusia nuk është befasuar nga vendimi BE-së, ndërsa e quajti të paarsyeshme lidhjen e sanksioneve me zbatimin e marrëveshjes së Minskut.

\"BE-ja po vepron sipas dëshirës së Shteteve të Bashkuara, duke mënjanuar interesat e vendeve që kundërshtojnë sanksionet ndaj Rusisë. Kjo nuk përshtatet me statusin e BE-së në arenën ndërkombëtare,\" thekson deklarata.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk‎ u shpreh më 15 dhjetor se sanksionet ndaj Rusisë do të zgjaten me gjashtë muaj nga afati i mëparshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)