Rusia bojkoton Samitin e Sigurisë Bërthamore
Moskë, 5 nëntor - Rusia ka njoftuar Shtetet e Bashkuara se do të bojkotojë Samitin e Sigurisë Bërthamore në vitin 2016 që mbahet në Chicago.
Nëse konfirmohet, kjo do të jetë një goditje për përpjekjet e nisura nga presidenti amerikan Barak Obama për të reduktuar kërcënimin e terrorizmit bërthamor.
Raportohet se tensionet mes ShBA-së dhe Rusisë mbi Ukrainën janë një prej pengesave kryesore. Moska mungonte në seancën fillestare të javës së kaluar në Washington.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest ka thënë së Shtetet e Bashkuara e shohin me keqardhje vendimin e Rusisë për të mos marrë pjesë në takimin përgatitor të javës së kaluar për Samitin e Sigurisë Bërthamore 2016.
\"Shtetet e Bashkuara mbeten të shqetësuara, ndërsa dera mbetet e hapur për Rusinë.\"
Samitet e sigurisë bërthamore janë iniciuar në vitin 2010 për të parandaluar terroristët nga marrja në zotërim e materialeve për ndërtimin e armëve bërthamore.