Rumania mohon transferimin e armës bërthamore nga Turqia
Bukuresht, 20 gusht - Ministri rumun i mbrojtjes Mihnja Motok i cilësoi si spekulime të medieve informatat për një transfer eventual në Rumani të armës bërthamore nga Turqia. Ajo të cilën mund tu them është se, nuk ka pasur asnjëfarë bisedash as në nivelin politik, as në një nivel të specializuar në këtë kuptim, deklaroi Motok.
Ai rikujtoi dhe për pozitën zyrtare të ministrisë së punëve të jashtme mbi temën, që mohoi informacionin i cili u paraqit në internet botimin evropian JurAktiv, se Shtetet e Bashkuara kanë filluar një transferim ndaj Rumanisë të armëve bërthamore, të pozicionuar në Turqi, në sfondin e keqësimit të marrëdhënievemidis Uashingtonit dhe Ankarasë.
Zëdhënësi zyrtar i Pentagonit, Patrik Evëns deklaroi përpara agjencisë TASS, se dikasteri nuk mohon ekzistencën ose mungesën e armës bërthamore në Turqi ose dhe në Rumani.