Rumani, Ponta uron Iohannis për fitoren në zgjedhjet presidenciale
Bukuresht, 17 nëntor - Kryeministri i Rumanisë Viktor Ponta uroi të dielën natën vonë rivalin e tij në zgjedhjet presidenciale Klaus Iohannis për fitoren.
Ponta, që është njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Socialdemokrate, ndersa 55-vjeçari Iohannis, kryetar i Bashkisë së qytetit Sibiu dhe kandidat i Aleancës Liberalkristiane të qendrës së djathtë, ishin dy konkurrentët në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani të zhvilluara të dielën.
Gjatë ditës së dielë, sondazhet kanë paraqitur një garë shumë të ngushtë mes dy kandidatëve, dhe rezultatet janë treguar pas mesnatës.
Ponta ka dalë i pari në zgjedhjet e para, më 2 nëntor, por pasi nuk ka marrë 51 përqindëshin e nevojshëm për të siguruar presidencën, i është dashur që të hyjë në garë me balotazh, më 16 nëntor.
Fituedi Iohannis, ka premtuar sistem të pavarur të drejtësisë dhe kthim të vendit në gjendje normale.
Presidenti i ri rumun do të përballet me sfidat e ringjalljes së ekonomisë kombëtare, të luftës kundër korrupsionit etj.
Në vitin 2013 ekonomia e Rumanisë u rrit me 3.5 %, ndër më të lartat në Bashkimin Evropian. Por në pranverën e këtij viti qeveria rumune ngriti taksat, duke shkaktuar uljen e ritmeve të rritjes ekonomike në 2.2 %.