14 Janar 2025

Rrjeti kundër korrupsionit i APEC-ut fillon punën

Tokio, 9 nëntor - Një rrjet i zbatimit të ligjit që promovon bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit, ryshfetit, pastrimit të parave dhe tregtisë së paligjshme ndërmjet Bashkëpunimit Ekonomik të Azi Paqësorit (APEC), filloi të veprojë, sipas deklaratës të lëshuar nga mbikëqyrësi disiplinor i Partisë Komuniste të Kinës.

Rrjeti përbëhet nga punonjës të anti-korrupsionit dhe zbatimit të ligjit nga anëtarët e APEC-ut. Ai ka në përbërje një kryetar, personel të ndërlidhjes dhe një sekretariat.

Rrjeti do të themelojë një mekanizëm të rregullt ndërlidhjeje për të lehtësuar shkëmbimin e informacionit dhe për të ndërtuar besimin në mesin e autoriteteve të anti-korrupsionit dhe të zbatimit të ligjit në rajon.

Ai do të ndërtojë një mekanizëm bashkëpunimi për zbatimin e ligjit dhe për të hetuar korrupsionin, ryshfetin, pastrimin e parave dhe krimet që lidhen me tregtinë e paligjshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)