Rritja e populizmit ishte kërcënimi më i madh për të drejtat e njeriut
Gjenevë, 14 janar - Organizata Human Rights Watch thotë se një nga kërcënimet më të mëdha për të drejtat e njeriut në vitin 2016 ishte rritja e populizmit.
Në raportin e saj vjetor për të drejtat e njeriut të publikuar në Uashington, organizata përmend implikimet e çështjes së të drejtave që lidhen me zgjedhjet amerikane vitin e kaluar si dhe krizën e refugjatëve dhe lulëzimin e demagogëve.
Drejtori i Ekzekutiv i organizatës Kenneth Roth, tha se shtimi në shkallë globale i udhëheqësve populistë paraqet kërcënim të jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut.
Ai tha se sulmet e dhunshme terroriste kanë krijuar frikë dhe dyshime, si dhe një ndjenjë në rritje se qeveritë dhe elitat shpërfillin shqetësimet e njerëzve. Kjo ka krijuar një atmosferë pakënaqësie, në të cilën politikanë të caktuar janë në lulëzim dhe madje duke fituar fuqi.
\"Fushata e suksesshme presidenciale e zotit Donald Trump ilustron në mënyrë të gjallë këtë politikë të intolerancës, tha zoti Roth.