Rritet numri i ushtarëve në Francë
Paris, 13 janar - Ministria franceze e Mbrojtjes njoftoi të hënën se numri i ushtarëve në mbarë Francën do të rritet në mbi 7000 për të garantuar sigurinë e vendit.
Mësohet se rreth 5500 nga 7000 ushtarët janë caktuar për misione të ndryshme si patrullim anti-terrorist \"Vigipirate\", 3000 prej të cilëve janë dislokuar në zonën e Parisit.
Sipas planit, deri në mbrëmjen e së martës, numri i ushtarëve do të rritet në 10 mijë në mbarë Francën dhe për misionin \"Vigipirate\" numri do të rritet në rreth 8000, numër ky që pritet të rritet edhe më tej në ditët në vijim.
Pas sulmit terrorist, kryeministri francez kërkoi që të rritet në maksimum niveli i vigjilencës i misionit anti-terrorist \"Vigipirate\", duke nënvizuar se duhet të rritet niveli i sigurisë në mediet e mëdha, supermarkete, sistemin e transportit dhe qendrat fetare.