Rrethohen dy terroristet që vranë gazetarët dje në Francë
Paris, 8 janar - Dy personat e shpallur në kërkim për sulmin me 12 viktima ndaj revistës franceze Charlie Hebdo janë lokalizuar dhe janë rrethuar në një shtëpi në veri të Parisit, në zonën e Crepy-en-Valois.
Policia franceze ka arritur të lokalizojë vendndodhjen e dy terroristëve të masakrës në Paris.
Autorët e dyshuar Cherif dhe Said Kouachi janë lokalizuar pranë rajonit të l\'Aisne.
Forca të shumta policore janë vënë në ndjekje të dy peronave të dyshuar për aktin terrorist.
Vëllezërit raportohet se po ecin me një makinë dhe brenda duken të kenë dhe armë.
Dy vëllezërit akuzohen se kanë ekzektuar 12 persona në \"Charlie Hebdo\".
Ata janë të armatosur dhe me maska dhe po bëjnë rezistencë ndaj policisë.
Fillimisht dy autorët e dyshuar kanë ndaluar me makinën e tyre në një pikë karburanti në veri të Francës.