13 Janar 2025

Rreth 6000 luftëtarë nga Europa kanë shkuar në Siri

Bruksel, 13 prill - Komisionerja e BE-së për Drejtësinë, Konsumatorin dhe Barazinë Gjinore, Vera Jourova ka thënë se drejt Sirisë kanë shkuar rreth 5 - 6 mijë shtetas të Europës ku 1450 prej tyre janë nga Franca.


Në një deklaratë për gazetën Le Figaro, Jourova ka thënë se kanë dëshirë të nxisin studimet dhe hulumtimet për shkaqet e ikjes nga vendet e BE-së drejt vendeve të konflikteve si dhe radikalizimit të qytetarëve.

BE-ja ka ndarë një fond prej 2.5 milionë dollarë për arsimimin e personelit të burgjeve dhe prokurorëve në lidhje me temën në fjalë ka thënë Jourova dhe ka shtuar se edhe pse shumë vende të Europës kanë marrëveshje në fushën e drejtësisë përsëri këto marrëveshje nuk janë të mjaftueshme për parandalimin e ikjeve në drejtim të Sirisë.

\"Një luftëtar francez mund të ikë nga Spanja drejt Sirisë pa probleme. I njëjti përson mund të kthehet lehtë nëpërmjetë Italisë\" ka thënë Jourova dhe ka vënë në dukje se rreth 5 - 6 mijë luftëtarë nga Europa kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe 1450 prej tyre janë francezë.

Jourova theksoi se marrëveshjet në fushën e drejtësisë do të bëjnë të mundur parandalimin dhe vënien në dukje të përgatitjeve për sulme terroriste. Ajo ka shtuar më tej se transfertat mes personave të ndryshëm janë shumë të vështira për tu kontrolluar.

Jourova tha gjithashtu se pas sulmeve në Paris dhe Kopenghagen, Europa në fund të prillit pritet të marrë masa shumë të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar dhe sulmeve terroriste.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)