Rreth 36 milionë njerëz jetojnë në skllavëri
Londër, 18 nëntor - Janë afro 36 milionë njerëz në gjithë botën që jetojnë në skllavëri.
Ndërsa më shumë se gjysma e tyre janë në pesë shtete: Indi, Kinë, Pakistan, Uzbekistan dhe Rusi.
Këto shifra alarmante i ka bërë të publike organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Walk Free.
Sipas saj, bëhet fjalë për forma të ndryshme të skllavërisë: trafikim me njerëz, shfrytëzim seksual, punë e detyruar dhe martesa të detyruara.
Mësohet se në Indi jetojnë 14.3 milionë viktima të skllavërisë, ndërsa pasojnë Kina me 3.2 milionë, Pakistani me 2.1 milionë, Uzbekistani me 1.2 milion dhe Rusia me 1.1 milion.
Më së paku viktima të skllavërisë moderne jetojnë në Islandë dhe Luksemburg, ku janë regjistruar vetëm nga 100 sosh.