Rreth 2000 anglezë ndodhen në radhët e ISIS
Londër, 24 nëntor - Deputeti i parlamentit anglez Khaled Mahmud, deklaroi se mbi 2 mijë shtetas anglezë kanë shkuar në Siri dhe në Irak për të luftuar në radhët e ISIS.
Daily Telegraph duke e dhënë këtë lajm, shtoi se shumica e shtetasve anglezë që janë të rreshtuar përkrah ISIS po marrin pjesë në luftimet në qytetin Kubani në veri të Sirisë. Në këto luftime sot janë vrarë 2 shtetas anglezë pjesëtarë të ISIS.