Rompuy: Serbia të normalizojë raportet me Kosovën
Bruksel, 18 janar - Presidenti i Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy, pas takimit me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq ka përshëndetur përparimin e qeverisë së Serbisë në dialogun me Kosovën.
Besoj se kryeministri Daçiq do të bëjë gjithçka për të afruar Serbinë kah BE-ja dhe për të normalizuar raportet me Kosovën, që është thelbësore për marrjen e datës për bisedime, u shpreh Van Rompuy.