Roja bregdetare italiane shpëton mijëra emigrantë
Romë, 31 gusht - Roja bregdetare italiane shpëtoi sot në Detin Mesdherreth 6500 emigrantë nga Somalia dhe Eritrea.
Operacioni i shpëtimit, i nisur nga brigjet e Libisë, ishte një përpjekje e bashkërenduar e rojes bregdetare italiane, e organizatës Mjekët pa Kufij dhe e agjencisë së BE-së për mbrojtjen e kufirit, Frontex.
Në një operacion të ngjashëm të djelën, u shpëtuan mbi 1100 imigrantë. Organizata Ndërkombëtare për Migrimin thotë se rreth 106 000emigrantë kanë arritur të mbërrijnë në brigjet e Italisë, ndërsa rreth 2726 kanë humbur jetën në këtë përpjekje.
Sipas të dhënave statistikore të publikuara më 10 gusht nga UNHCR-ja, sivjet 270 mijë refugjatë kanë arritur në Itali dhe Greqi nëpërmjet detit Mesdhe, ndërsa mbi 3000 të tjerë kanë humbur jetën gjatë rrugës.