11 Janar 2025

Rohan: Kujdes me Asociacionin

Prishtinë, 16 shkurt - Ish-negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan, thotë në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri” se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe nuk duhet të marrë kompetenca ekzekutive sepse krijohet një pushtet i tretë në Kosovë, prandaj edhe duhet të refuzohet një gjë e tillë.

Por, Rohan thekson se krijimi i Asociacionit nuk është kundër Pakos së presidentit, Martti Ahtisaari.

Kosova duhet të ketë kujdes në formimin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, pasi që nëse i jepen kompetenca ekzekutive ky Asociacion mund të shndërrohet në pushtet të tretë në Kosovë. Këtë sugjerim e ka dhënë ish-negociatori i statusit të Kosovës, Albert Rohan, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”.

Duke folur për shtetin e Kosovës, Rohan ka theksuar se që nga shpallja e pavarësisë ka pasur mjaft progres në Kosovë, por shprehu keqardhje për mosunitetin e spektrit politik pas shpalljes së pavarësisë. “Sfidat më të mëdha mbesin ekonomia dhe nevoja për krijimin e vendeve të punës.

Ajo për të cilën ndiej keqardhje është se uniteti, i cili mbizotëroi në mesin e faktorëve politikë gjatë bisedimeve për statusin, nuk është ruajtur pas pavarësisë, gjë e cila do të kishte qenë në interes të vendit për sa kohë që ajo duhet të përballet me kaq shumë probleme”, ka thënë Rohan. /Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)