Rohan: Bisedime, vetëm për planin Ahtisaari
Në një intervistë të shkurtër për Kohën Ditore, diplomati i mirënjohur austriak, Rohan, thotë se përgjegjësia për veriun e Kosovës është para së gjithash e institucioneve dhe e lidershipit politik të Kosovës, por edhe e Beogradit dhe vetë serbëve në veri.
Ndërsa Brukseli, përveç që duhet të ofrojë përkrahje më të madhe për stabilizimin e Kosovës, është koha e fundit të tejkalojë edhe pengesën që ia krijojnë Kosovës 5 vendet e BE-së që ende nuk e njohën pavarësinë.