11 Janar 2025

Rinisin sulmet kundër IS-it nga Turqia

Ankara, 18 korrik - Koalicioni që udhëheq SHBA-ja kundër grupit militant Shteti Islamik ka rinisur sulmet ajrore nga Turqia.

Ato janë pezulluar përkohësisht, për shkak të përpjekjes së dështuar për grushshtet në Turqi, më 15 korrik.

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, tha se autoritetet turke kanë ripahur hapësirën ajrore për avionet ushtarakë të dielën.

“Për rrjedhojë, operacionet kundër Shtetit Islamik kanë rinisur”, tha Cook.

Turqia, një aleat i madh i Uashingtonit në rajon, ka lejuar SHBA-në të përdorë bazën e saj ajrore Incirlik në qytetin Adana, për të kryer sulmet kundër Shtetit Islamik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)