10 Janar 2025

Rikthehet popullariteti për kancelaren Merkel

Berlin, 20 tetor - Në Gjermani konsensusi për kancelaren Angela Merkel i është kthyer rritjes, pas një rënieje të vazhdueshme të verifikuar muajt e fundit, edhe për shkak të perceptimit të menaxhimit të krizës së refugjatëve.

Sipas një sondazhi të realizuar nga instituti Forsa për të përjavshmen “Stern” dhe televizionin RTL, kancelarja gëzon dyfishin e konsensusit që ka partia e saj.

Nëse merren në konsideratë të gjithë qytetarët me të drejtë vote, ka deklaruar drejtori i institutit Forsa Manfred Guellner, “Merkel siguron 46 për qind të konsensusit, ndërsa partitë që e mbështesin - CDU dhe CSU - 23 për qind.

Popullariteti i kancelares pësoi një rënie drastike më herët gjatë vitit për shkak të qëndrimit të saj për pranimin e një pjese të emigrantëve, nga i cili nuk u tërhoq për asnjë çast.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)