Rifillojnë sulmet ajrore të Arabisë Saudite kundër Jemenit
Sana, 18 maj - Koalicioni nën udhëheqjen e Arabisë Saudite pas përfundimit të armëpushimit pesëditor, ka filluar përsëri sulmet ajrore kundër Jemenit.
Agjencia AFP e lajmeve njoftoi se forcat ajrore të koalicionit saudit kundër Jemenit të hënën (sot) kanë rifilluar sulmet e tyre duke bombarduar provincën Aden.
Sulmet ajrore kundër Jemenit nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë rifilluar në kohën kur para kësaj OKB ka kërkuar vazhdimin e armëpushimit dhe pesëditor dhe ndërprerjen e bombardimeve në Jemen.
Ushtria e Jemenit ka deklaruar se avionët e koalicionit sauditë kanë bombarduar pallatin presidencial të Jemenit në Aden dhe disa rajone me popullatë civile të këtij qyteti.