13 Janar 2025

Rezoluta e PE-së u kërkon 5 shteteve të BE-së ta njohin Kosovën

Strasburg, 12 mars - Dje në Strasburg, Parlamenti Evropian miratoi rezolutën e radhës mbi procesin e integrimit evropian të Kosovës. Edhe kjo rezolutë dëshmon se Parlamenti Evropian mbetet një nga institucionet më mbështetëse të Republikës së Kosovës dhe procesin e integrimit evropian të vendit.
 
Ministrit për Integrim Evropian z.Bekim Çollaku pas miratimit të rezolutës së Parlamentit Evropian mbi Kosovën ka thënë së përmes kësaj Rezolute i bëhet edhe një thirrje pesë shteteve anëtare të BE-së të mbetura ta njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Rezoluta sipas tij i jep një mbështetje të fuqishme perspektivës evropiane të vendit, duke bërë thirrje për nënshkrimin e shpejtë të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, që do të përforcoj dialogun politik në mes BE-së dhe Kosovës, do të integroj tregtinë dhe do të siguroj forma të reja të bashkëpunimit.

Parlamenti Evropian ka kërkuar që Këshilli të merr një vendim për nënshkrimin e MSA-së sa më shpejt dhe gjithsesi në pjesën e parë të këtij viti.

Konfirmohet edhe progresi i Kosovës në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave, dhe bën thirrje që të bëhet gjithçka e mundshme që të përshpejtohet ky proces, gjë për të cilën institucionet e vendit janë të përkushtuara maksimalisht.

\"Është shumë i mirëpritur fakti që Parlamenti Evropian kërkon në mënyrë afirmative përforcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, përmes përfshirjes në organizata evropiane dhe ndërkombëtare, sigurimit të Kodit ndërkombëtar telefonik, dhe krijimit të kushteve për pjesëmarrjen e sportistëve dhe artistëve në gara ndërkombëtare si qytetarë të Republikës së Kosovës\", \", ka theksuar Çollaku

Kjo rezolutë e mirëpret rolin e Kosovës në koalicionin për të luftuar terrorizmin dhe veprimet lidhur me luftëtarët që i bashkëngjiten luftërave të huaja, fushë kjo ku Kosova ka ndërmarrë hapa të vendosur.

Ndërsa nga Serbia kërkohet rol konstruktiv në shpërbërjen e strukturave të tyre paralele dhe të mundësojnë ngritjen e përfshirjes së komunitetit serb në kornizën institucionale të Kosovës.

\"Mirëpresim rekomandimet e përfshira në këtë rezolutë që kanë të bëjnë me vazhdimin dhe thellimin e reformave në fushat e sundimit të ligjit, drejtësisë, administratës publike si dhe përkushtimin për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sigurisht se këto do të shqyrtohen nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe do të investohet përkushtimi i plotë për t’i adresuar këto rekomandime në kuadër të procesit integrues.\"
 
\"Për fund dua të shpreh mirënjohje për rolin e eurodeputetes raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian znj. Ulrike Lunacek që e ka udhëhequr punën rreth kësaj rezolute, si dhe kolegëve të saj në Parlamentin Evropian që vazhdojnë t’i japin mbështetje Kosovës\", ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)