Republikanët padisin administratën e Obamës
Washington, 22 nëntor - Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së John Boehner deklaroi të premten se administrata e Obamës ka tejkaluar kompetencat zyrtare në kryerjen e reformës shëndetësore.
Dhoma e Përfaqësuesve Amerikane ka paraqituri zyrtarisht padi në gjykatë.
Në mes dy akuzave qëndron përdorimi i paligjshëm i llogarisë federale prej 175 miliardë dollarësh për kompanitë e sigurimeve.
Ndërkohë, vendimi i presidentit amerikan Barak Obama për të kaluar një akt ekzekutiv duke anashkaluar Kongresin dhe që u garanton 5 milionë emigrantëve të paligjshëm qëndrimin në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar reagimin e republikanëve që kërcënojnë se do të ndërmarrin hapa për ta bllokuar ligjin.
Boehner tha se Dhoma e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët, do të ndërmarrë së shpejti nisma për bllokimin e këtij akti, por pa specifikuar rrugët që do të ndiqen për bllokimin e këtyre nismave.