14 Janar 2025

Republikanët marrin kontrollin e Senatit

Washington,  5 nëntor - Partia Republikane ka fituar kontrollin e Senatit në zgjedhjet që u mbajtën dje, duke rritur fuqinë e saj në dy vitet e fundit të presidencës së Presidentit Barack Obama.

Zgjedhjet u mbajtën për të vendosur  nëse do të jenë demokratët apo republikanët ata që do të marrin kontrollin e Senatit në dy vitet e fundit të mandatit të Presidentit Barack Obama.

Partia fitoi në Arkansas, Kolorado, Iowa, Montana, North Carolina, South Dakota dhe Virxhinian Perëndimore. Gjithashtu pritet që  të rritet numri i votave të marra, pasi të numërohen votat në shtetet e tjera. Partia Republikane do të forcojë shumicën e saj  në Dhomën e Përfaqësuesve.

Gjatë gjithë fushatës, republikanët u përqendruan në pakënaqësinë e votuesve, nga Obama, duke e cilësuar  votimin si një referendum mbi presidencën e tij.  Shanset më të mëdha për republikanët ishin në disa shtete ku Obama pësoi humbje dy vjet më parë, në fushatën e tij të rizgjedhjes.

Me votat që ende janë duke u numëruar në shumë shtete, Partia Republikane duket se do e ketë të lehtë të fitojë gjashtë vende të nevojshme për të fituar kontrollin e Senatit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)