Reeker: SHBA, ende pa qëndrim për planin e Tadiçit
Washington, 23 janar - SHBA-ja nuk ka marrë ndonjë qëndrim të caktuar për planin katërpikësh të presidentit të Serbisë, Boris Tadiç,dhe sa i përket zgjidhjes së problemit të Kosovës.
Kështu është shprehur Zv.ndihmës sekretari amerikan, Philip Reeker ndërsa ka shtuar se para se gjithash është i domosdoshëm vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë.
Pas takimit me zyrtarët e Prishtinës dhe Beogradit, diplomati amerikan, gjatë një interviste dhënë gazetës Politika, ka thënë se katër pikat që ka paraqitur presidenti Tadiç janë çështje të domosdoshme që duhet të shqyrtohen, por ka shtuar se ekzistojnë edhe çështje të tjera si veriu i Kosovës si dhe çështje që Prishtina kërkon që të shqyrtohen.
Nuk kemi diskutuar rreth këtyre propozimeve në detaje dhe as që kemi ndërmarrë ne si SHBA ndonjë qëndrim. Qëndrimi ynë është që Serbia do të duhet të përqëndrohet në sigurimin e statusit të vendit kandidat në BE.\"
\"Bisedimet janë të mira dhe të dobishme, mirëpo duhet që të jenë edhe konstruktive. Gjatë bisedimeve nuk duhet tentuar që sërish të hapen çështje tashmë të zgjidhura, mirëpo do të duhej të zgjidheshin ato të pazgjidhuratka theksuar Reeke