10 Janar 2025

Reeker: Duhet të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi

Berlin, 5 korrik - Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë bisedimet si dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura gjatë procesit negociator.

Ky është konkluzioni që ka dalë pas takimit të Zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker, me shefin e ekipit negociator serb, Borko Stefanoviç të mërkurën në Beograd.

Stefanoviç ka thënë se takimi me Reeker ka qenë konstruktiv. “Takimi i sotëm me Reeker ka qenë mjaft konstruktiv, kemi shkëmbyer pikëpamje për vazhdimin e dialogut me Prishtinën. Jemi pajtuar për nevojën e vazhdimit të dialogut dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani”, ka thënë Stefanoviç.

Sipas tij, Reeker ka shfaqur pritjet e SHBA-së që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë dhe të zbatohen marrëveshjet e arritura. Por, dy palët kanë rënë dakord se ka mundësi që ky dialog të zhvillohet edhe në nivel më të lartë politik. 

“Jemi pajtuar se është e mundshme që dialogu të ngrihet në nivel politik, që nënkupton nivel më të lartë të negociatorëve me qëllim të zgjidhjes së çështjeve të vështira dhe zbatimin më të lehtë të marrëveshjeve të arritura me Prishtinën”, ka thënë Reeker.

Diplomati amerikan Reeker është takuar në Beograd me pothuajse të gjithë spektrin politik në Serbi, përfshirë edhe një takim të shkurtër me Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç. Në kryeqytetin serb pas pak ditësh pritet të arrijë edhe Philip Gordon, Zëvendëssekretar amerikan i shtetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)