Rasic merr pjesë në konferencë ministrore në Strasburg
Strasburg, 20 nëntor - Koordinatori Nacional i Strategjisë Kundër Drogave, njëherësh zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Sasa Rasic po merr pjesë në konferencën ministrore në Këshillin e Evropës, të organizuar nga Grupi Pompidou i këtij këshilli, që është duke u mbajtur në Strasburg të Republikës së Francës.
Në këtë konferencë u trajtuan sfidat që ndërlidhen me politikat e drogave, ndërsa zëvendësministri Rasic, theksoi përparimin që Kosova bërë në hartimin e legjislacionit për të luftuar këtë dukuri.
Gjatë konferencës zëvendësministri Rasic mbajti takime me disa përfaqësues të shteteve anëtare, si dhe me presidencën e re norvegjeze të këtij grupi. Kosovës i është premtuar përkrahje në fushën e luftimit të drogave dhe gjithashtu pjesëmarrje në aktivitete dhe projekte të kësaj organizate.
Gjithashtu koordinatori Rasic është takuar me anëtarët e përhershëm të këtij grupi në mënyrë që edhe Kosova të aplikoj për anëtarësim formal në këtë mekanizëm të rëndësishëm të Këshillit të Evropës.
Grupi Pompidou i ka 36 shtete anëtare edhe është mekanizëm i Këshillit të Evropës