Rama: Njohja e pavarësisë së Kosovës është e pashmangshme
Beograd, 10 nëntor - Kryeministri, Edi Rama në fjalën e mbajtur në konferencën për shtyp me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se njohja e pavarësisë së Kosovës është e pashmangshme.
Të jemi të vërtetë deri në fund, pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të qëndrueshëm. Kjo ishte deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd, i cili theksoi se pavarësia e Kosovës është një realitet i pamohueshëm\", deklaroi Rama.
Të jemi të vërtetë deri në fund, pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të qëndrueshëm, çdo perceptim i ri i Serbisë është më shumë se i mirëpritur, promovojmë dialogun mes Serbisë e Kosovës, si mishërim i një vetëdije evropiane.
Pas kësaj deklarate, erdhi dhe reagimi i Vuçiçit i cili në mënyrë simbolike hoqi kufjet duke refuzuar të dëgjojë më tej fjalën e Ramës.
Rastësia desh që një ditë pas kremtimit në mbarë Evropën e rrëzimit të murit të Berlinit të ngrihet këtu në Beograd flamuri kombëtar i Shqipërisë dhe të nderojmë himnet e vendeve të njëri-tjetrit. Sa shumë histori kemi ndarë së bashku pa qenë kurrë të afërt me njëri-tjetrin, tha Rama. Sa i takon Kosovës realiteti mbetet një dhe i pandryshueshëm pavarësisht perceptimeve të ndryshme.
Kryeministri serb e cilësoi provokim deklaratën e Ramës lidhur me Kosovës, duke thënë: Më vjen keq që Rama e shfrytëzoi këtë konferencë për të folur për tema të cilët nuk duhet të flisnim.