Qiproja nuk ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës
Qipro, 7 qershor - Qiproja, e cila muajin që vjen do ta marrë Presidencën e radhës së BE së, ka bërë të ditur se nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj sa i përket refuzimit të njohjes së pavarësisë së Kosovës as gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
Por Qiproja do të vazhdojë të promovojë kontaktet në fushën sociale dhe ekonomike mes Brukselit dhe Prishtinës, ka theksuar në Bruksel përfaqësuesi i përhershëm i Qipros në Bashkimin Evropian, ambasadori Kornelios Korneliou.
Ai në Qendrën e Politikave Evropiane ka folur për prioritetet e Presidencës qipriote të BE së.
Më herët ai ka përmendur procesin e zgjerimit si një ndër prioritetet e Presidencës së ardhshme të Bashkimit Evropian.