Putin sërish krahason Krimenë me Kosovën
Moskë, 11 janar - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putiun, ka tërhequr sërish paralale midis Krimesë dhe Kosovës.
Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina, në mars të vitit 2014, pas një referendumi të paligjshëm.
Në një interevistë dhënë gazetës gjermane Bild, Putin ka thënë se në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara, secili popull ka të drejtë në vetëvendosje.
Merreni shembull Kosovën: organet e OKB-së kanë vendosur se Kosova duhet të pavarësohet nga Serbia dhe interesat e qeverisë qendrore të Serbisë janë minimizuar, ka thënë Putin.
Ai ka minimizuar luftën e Serbisë në Kosovë, duke thënë se edhe Serbia dhe kryeqyteti i saj, Beogradi, janë bombarduar dhe sulmuar me raketa nga Perëndimi dhe NATO-ja.
Nëse kosovarët kanë të drejtë në vetëvendosje, përse populli i Krimesë jo? Unë do të thosha se secili duhet të veprojë në përputhje me rregullat uniformë ndërkombëtare, ka thënë Putin.
Rusia është aleate e fuqishme e Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.